Kosova dhe BE arrijnë pajtim për ligjin për të huajt me disa masa lehtësuese për serbët

E publikuar: 14/03/2026 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë para se të nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe ai për automjetet, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka vizituar Kosovën, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit u tha se sot është arritur pajtimi rreth zbatimit të ligjit mbi të huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë e sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe të personave me leje qëndrimi të përkohshëm.

Ishte ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ai i cili njoftoj për pajtimin që në ligj të hynë edhe masa shtesë.

“Në takim jemi përqendruar në zbatimin e plotë Ligjit mbi të huajt. Kemi diskutuar që do të nis nga nesër. Kemi diskutuar intenzivisht me Qeverinë e Kosovës gjatë javës dhe sot është arritur pajtimi rreth zbatimit të ligjit mbi të huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë e sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe të personave me leje qëndrimi të përkohshëm”, tha ai.

Kurse, emisari Sorensen tha se ishte një takim konstruktiv dhe se kanë parasysh përpjekjet e Kosovës për integrimin e komuniteteve në Kosovë. Ai u ndal tek ligji për të huajt dhe atë për automjete ku tha se po vazhdon faza informuese por gjatë kësaj kohe në bashkëpunim me komunitetin serb, k

“Ne konsiderojmë se prioriteti kyç i Qeverisë së Kosovës është që t’iu sigurojë leje punëtorëve dhe studentëve për një periudhë fillestare prej 12 muajve në mënyrë që mos të pengohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Të sigurohet vazhdimësia e shërbimeve e për këtë duhet të lejohet njohja e letërnjoftimeve deri në vitin 2026 dhe në të njëjtën kohë qeveria duhet t’i regjistrojë individët në harmoni me ligjin e Kosovës dhe me statusin e tyre civil“, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se nga data 15 fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe për veturat në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, 15 marsi është afruar dhe gjithçka është gati për një fillim të mbarë, duke u shprehur i bindur se do të pëfitojnë të huajt që falë rregullave do të kenë më shumë siguri gjatë qëndrimit në vend dhe efikasitet gjatë përpunimit të aplikimit të tyre.

“Nga zbatimi i këtij ligji do të preken edhe qytetarët që vijnë dhe qëndrojnë në Kosovë nga Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe qytete te tjera të Serbisë. Disa janë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukimit ne sistemin ilegal paralel të financuar nga Serbia. Nuk është interes për Kosovën se zbatimi i ligjit për të huajt dhe veturat të pengojë shërbimet bazike të qytetarët. Nuk mund të ketë mekanizma ilegal që financohen nga një shtet që nuk e njeh Republikën e Kosovës. Ky legalizim do të përkthehet jo vetëm në zbatimin e plotë të ligjit gjithandej Kosovës por me shumë cilësi dhe siguri për qytetarët që konsumojnë të njëjtat shërbime”, tha ai, duke shtuar se asnjë qytetarë i Kosovës nuk ka arsye të i druhet këtij inkorpurimi por t’i gëzohet benefiteve nga ky proces.

Kurti shtoi se për të kryer procesin e legalizimit dhe për të mos ardhur në pengesën e shërbimeve në arsim dhe shëndetësi, Qeveria e Kosovës do të fillojë me inkorpurimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizave ligjore.

“Qeveria do të pajiset nga krerët lokal me listën e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar me ofrimin e këtyre shërbimeve e këto do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme për qëndrimin e të qytetarëve të huaj, që aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mospërputhjet eventuale në raste do të verifikohen nga autoriteti përkatës. E njëjta vlen edhe për qytetarët e huajt që rrinë në Kosovë për qëllime studimore për të cilën krerët komunal do të ofrojnë listë për fushën e studimit dhe vitin akademik. Këtyre studenteve pas aplikimit, Ministria e Punëve të Brendshme, do të ofroj leje të përkohshme qëndrimi me 12 muaj me mundësi vazhdimi në rast të vazhdimit të studimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit në koordinim të vazhdueshëm me përfaqësuesin e BE- së dhe në bashkëpunim me ofruesit e këtyre shërbimeve përcaktojnë afatet optimale për inkorpurim të plotë dhe licencimin e institucioneve dhe stafit të angazhuar. Kosova do të hap një dritare të re tre mujore që mundëson qytetarët serb të regjistrojnë faktet civile që deri me datën 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Do të i lejohet edhe përdorimi si mjet indentifikimi i ID kartës së lëshuar nga strukturat jolegale”, tha ai.

Në fund Kurti theksoi se kjo e dëshmon përkushtimin e Qeverisë e Republikës së Kosovës për zbatim të plotë të sovranitetit, për trajtim të barabartë dhe pa asnjë diskrimin të qytetarëve tanë dhe për ofrim të shërbimeve publike cilësore dhe standardizuar.