Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë, është paralajmëruar mbajtja e një proteste e cila do të sjellë bllokim të rrugës për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.
Qytetarët e Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit në këtë segment rrugor këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet e gjata, vonesat ose pengesat në qarkullim.
MPJD do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.
Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:
+383 (0)45 198 000
+383 (0)45 198 606
ose në numrin pa pagesë 0800 50095.



















