Në daljen e parë publike, një ditë pas seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të e deputetes Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama theksoi se kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.
“Dua ta përsëris se qëndrimi im lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur me ndonjë arsye tjetër, apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE, apo do pengojë zbatimin e reformës në drejtësi apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar”.
Rama siguron qytetarët se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt BE-së.
“Leximi nga ata që u bllokua shqipëria është një lexim pervers dhe i qëllimshëm për të lënduar këdo që dëshiron suksesin në këtë rrugë. Kush merret me këto deformime dhe kush i bie kësaj daulleje”.


















