Gruda: S’ka dilemë që dekreti i Presidentes është kushtetues, besoj do të konfirmohet nga Kushtetuesja

E publikuar: 11/03/2026 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se beson se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është kushtetues.

“Nuk ka dilemë që dekreti është kushtetues. Unë besoj do të konfirmohet edhe nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Gruda në emisionin ‘Context’ në ATV.

“Nëse Kuvendi shpërndahet, kemi qeveri në dorëheqje. Kjo është qeveri në dorëheqje pastaj dhe do të jemi në një situatë ku këta vazhdojnë i marrin vetëm privilegjet por kurrgjë qytetarëve nuk iu kthehet”, tha më tej Gruda.

Deputeti i PDK’së është shprehur i bindur se e ka vërejtur që nga fillimi se roli i presidentit ishte “rezervuar” nga pushteti për Glauk Konjufcën.