Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj GO+ Pejës me rezultat 81-62 në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Scott Bamforth i Yllit pati më së shumti pikë në ndeshje, 24.
Ndërkaq, me 14 pikë më i dalluari te mysafirët ishte Cecil Williams.
Peja dhe Ylli kanë pikë të barabarta, 33, në vendin e katërt, respektivisht të pestë në tabelë.


















