Inter Miami konfirmon pagën e Lionel Messit, shkon shumë përtej një rroge standarde

E publikuar: 07/03/2026 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndikimi ekonomik i Lionel Messit tek Inter Miami vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe.

Pronari i klubit nga Florida, Jorge Mas, ka zbuluar detaje mbi kompensimin total të yllit argjentinas, duke konfirmuar se të ardhurat e tij vjetore variojnë nga 70 deri në 80 milionë dollarë.

Kjo shumë shkon shumë përtej një rroge standarde.

Ajo përfshin gjithashtu bonuse të ndryshme, si dhe një pjesë aksionesh në klub, një marrëveshje që do t’i lejojë Messit të bëhet bashkëpronar i klubit pasi të përfundojë karrierën si futbollist.

Me kontratë edhe për disa sezone të tjera, argjentinasi pritet të qëndrojë në Miami deri në moshën 40-vjeçare.

Për të mbështetur një projekt kaq ambicioz, Inter Miami mbështetet në një model unik biznesi, i cili bazohet kryesisht në partneritete komerciale dhe jo në të ardhurat nga të drejtat televizive.