E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar sot me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Express.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, takimi ka shërbyer për të diskutuar zgjerimin e mundësive tregtare dhe të investimeve SHBA-Kosovë.
E Ngarkuara me Punë inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur një mjedis miqësor ndaj biznesit për kompanitë amerikane dhe kosovare, duke nënvizuar potencialin e fortë për të ndërtuar mbi partneritetin tonë ekonomik të orientuar drejt rezultateve.

















