Ish-ushtari i UÇK-së dënohet me 15 vjet burgim nga Gjykata e Beogradit, FDH del me njoftim

E publikuar: 27/02/2026 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fondi për të Drejtën Humanitare ka njoftuar se ish-ushtari i UÇK-së, Gjelosh Krasniqi është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Beogradit.

Ai u dënua me pretendimet e kësaj gjykate për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e një tjetri, të gjithë serbë, më 19 qershor  1999 në Bellopojë afër Pejës.

Sipas njoftimi të FDH-së, Krasniqi është dënuar në një gjykim në mungesë.