Sokol Havolli është emëruar Drejtor i Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur ai nëpërmjet një shkrimi në facebook, duke thënë se ai nuk do të jetë shpesh në zyrë sepse puna e tij, sic thotë ai është në terren
“Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Perparim Rama. Falënderoj Kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme. Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete. Me përkushtim të plotë, do të punoj që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai.

















