Gazetari Leonard Kërquki ka deklaruar se ministrja Donika Gërvalla vazhdon të ketë raporte të tensionuara me presidenten Vjosa Osmani, gjë që po reflektohet edhe në qëndrimet e partisë “Guxo”.
Sipas tij, përkundër faktit që Faton Peci mund të ketë një mendim tjetër, grupi i deputetëve të këtij subjekti është i koordinuar me qëndrimin e Gërvallës dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Sipas informacioneve të mia, kjo ndodh për shkak të Donika Gërvallës. Ajo vazhdon të mbajë raporte të këqija me Vjosa Osmanin. Faton Peci ka një mendim tjetër, por deputetët e partisë GUXO janë të gjithë njëzëri, ashtu siç thotë Albin Kurti”, deklaroi Kërquki në emisionin Pressing.
















