Abazi: Kurti refuzoi të diskutojë për Kosovën në NATO

E publikuar: 26/02/2026 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Abazi tha se Kurti gjatë takimeve me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, ai ka refuzuar të diskutojë rreth integrimit të Kosovës në NATO.

“Ka refuzuar t’i diskutojë hapat e duhur për anëtarësim. Senatori Chris Murphy dhe senatorja Shaheen kanë qenë në Kosovë menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe kanë kërkuar një plan (roadmap) për anëtarësim në NATO në bashkëpunim. Në atë takim, Kurti ka refuzuar të involvohet në diskutimin e parashtruar nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë”, deklaroi Abazi.