Nga komentet për Elijonën tek përkrahja për Klodin, Alice Maselli ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar gjithçka. Pas dasmës së improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, i gjithë rrjeti u kthye nga ajo për të parë reagimin e saj ndaj afrimitetit të Klodit me banoren tjetër.
Në një video live në TikTok, Alice ka reaguar për herë të parë pas dy jave duke treguar presionin e madh që ka ndjerë nga publiku. Ajo u shpreh se ka marrë mesazhe shumë të këqija çdo ditë dhe se erdhi një pikë ku u bë e rëndë të dëgjonte njerëzit duke folur për të, prandaj vendosi të bëjë këtë sqarim publik.
Kur u pyet për Elijonën dhe vajzat e tjera, Alice tha se beson plotësisht te miqësia djalë-vajzë dhe nuk sheh asnjë problem me këtë, për sa kohë që mbeten thjesht MIQ. Madje, ajo shtoi me humor se raporti mes Klodit dhe Londrimit i duket shumë “funny” kur i sheh bashkë.
Në fund, ajo dha edhe lajmin që të gjithë prisnin për finalen e madhe në Prishtinë.
Gjithmonë nëse nuk ka dashur ta prishë surprizën, ajo tha se nuk do të mundet të jetë fizikisht e pranishme. Alice deklaroi prerë: “Do ta mbështes Klodin”. /PrivebyL.B.


















