Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbrojtje me SHBA-në forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës

E publikuar: 25/02/2026 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të takimeve me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Në njoftim, ambasada tha se takimi shërbeu për të diskutuar “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, tha ambasada.