“Me bo me hy në garë Ramushi fiton” – Tahiri për garën për president

E publikuar: 23/02/2026 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i bindur se nëse kryetari aktual i kësaj partie, Ramush Haradinaj, do të hynte në garë për president të Kosovës, ai do të fitonte.

Tahiri në Klan Kosova, tha se një kandidaturë e Haradinajt do të kishte mbështetje të mjaftueshme.

“Se me ba me hi në garë, Ramushi e fiton. Me ba me hi në garë e fiton, absolutisht. Në një garë kur vjen një figurë si Ramush Haradinaj dhe kushdo tjetër, ajo është tjetër muhabet. Unë jam i bindur që kemi vota”, tha Tahiri.