Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tashmë ka hyr në objektin e Kuvendit, aty ku pritet edhe të takohet me kryeministrin Albin Kurtin.
Ai teksa doli nga zyrat e LDK-së, i pyetur se a ka ndonjë emër që do ta propozojnë për president, tha se do të bëhet e ditur pas takimit.
Një ditë më parë Kurti ka takuar liderin e PDK-së, Bedri Hamza, me të cilin kanë diskutuar po për çështjen e presidentes/it.
Osmanit i skadon mandati 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi.
Vjosa Osmani i përfundon mandati me 4 prill, ndërsa afati i fundit për votimin e një presidente apo presidenti është 4 marsi.
Për votim të presidentes/it duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit.
Për secilën kandidaturë duhet të sigurohen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.
Kurti i ka 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për zgjedhjen e presidentit duhen të paktën 80 vota prej 120 në total.
Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh.
Pavarësisht rolit ceremonial presidencial, mospërmbushja e afateve i kushton shtetit.
Nëse Kosova nuk e ka emrin e ri për pozitën e presidentit deri më 4 mars, atëherë duhet t’i organizojë zgjedhjet e reja parlamentare brenda 45 ditësh./EO


















