Grupe të armatosura grabisin në Zveçan e Rahovec

E publikuar: 23/02/2026 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është bërë për mjek si pasojë e hyrjes në shtëpinë e tij të tre personave të armatosur, të cilët, pasi e sulmuan fizikisht ia morën një shumë parash.

Policia ka bërë me dije se rasti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Zhitkovc të Zveçanit po hetohet, ashtu siç po hetohet një tjetër tentim-grabitje e ndodhur në kohën gati të njëjtë në Rahovec.

Edhe aty një person ka mbetur i lënduar kur persona të armatosur, por edhe të maskuar hynë në shtëpinë e tij, por që nuk raportohet të kenë grabitur gjë.

Raporti 24 orësh I policisë, njofton edhe për tri raste të cilësuara si vjedhje të rënda.

Më seriozja është hajnia e ndodhur në Sverkë të Klinës, ku pak para mesnatës, persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur para të gatshme, si dhe stoli ari.