​Hamza pas takimit me Kurtin për presidentin: Jo pengesë, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar

E publikuar: 22/02/2026 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza pas takimiit me kryeministrin , Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentit, tha se kjo nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit

“Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese.

Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë.

Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri”, shkroi në Facebook, Hamza.