Incident me policinë në Podujevë, dy zyrtarë pësojnë lëndime e dy të tjerë arresohen

E publikuar: 22/02/2026 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Met Podujeva” në Podujevë, nën dyshimin për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Sipas Policisë, dy të dyshuarit kanë kundërshtuar në mënyrë aktive zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, duke refuzuar kontrollin derisa ndodheshin në një veturë së bashku me tre dëshmitarë të tjerë.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Edhe të dyshuarve, në stacionin policor, u është ofruar trajtim mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë.