Familjarët raportuan zhdukjen, arrestohet një person për dhunimin e viktimës

E publikuar: 22/02/2026 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar më dje në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës.

Sipas Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 19 shkurt 2026, rreth orës 16:00. Viktima femër kosovare ishte raportuar dy ditë më parë nga familjarët e saj si person i zhdukur.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.