Aktivitetet për Epopenë e UÇK-së: Qeveria veç, organizatat e luftës veç

E publikuar: 21/02/2026 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti UÇK UCK

Kurti UÇK UCK

Për të nderuar dëshmorët, por edhe shumë të tjerë, me 5, 6 e 7 mars në Prekaz, mbahet “Epopeja e UÇK-së”.

Për organizimin e kësaj ngjarjeje, Qeveria krijoi edhe Këshillin Organizativ, mes të cilëve janë edhe OVL e UÇK-së.

Por këta të fundit, deklarojnë se për shumë arsye, nuk do të marrin pjesë.

Madje, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka krijuar Këshillin Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale.

Këshilli përfshin figura të njohura si Hysni Gucati, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ali Ahmeti dhe Lahi Brahimaj, ndërsa përbërja e tij do të plotësohet në ditët në vijim me anëtarë të tjerë nga strukturat përkatëse.