Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gëzim Visoka, ka thënë që në rrethanat e reja që po krijohen, Palestina eventualisht mund ta njohë Kosovën.
Sipas tij, Kosovës mund t’i konvenojë shumë të qenit pjesë e një trupi ndërkombëtar si Bordi i Paqes pasi ngjarjet mund të zhvillohen asisoj që Palestina të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës.
“Në këto rrethana të rjea, dhe nëse gjërat shkojnë mirë në Gaza dhe Kosova është pjesë e një trupi ndërkombëtar atje mund të krijohen kushte të reja ku si pjesë njohjes së ndërsjellë mes Izraelit dhe Palestinës, Palestina të ndryshojë kursin ndaj Kosovës dhe të njohë Kosovën dhe pastaj të hapen rrugë për njohje të tjera nga vendet e Azisë Qendrore apo pjesëve të tjera të botës që s’e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Visoka në Info Magazine të Klan Kosovës.



















