Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka krijuar Këshillin Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale.
Këshilli përfshin figura të njohura si Hysni Gucati, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ali Ahmeti dhe Lahi Brahimaj, ndërsa përbërja e tij do të plotësohet në ditët në vijim me anëtarë të tjerë nga strukturat përkatëse.



















