Prishtina i është bashkuar përpjekjeve të United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare lidhur me rëndësinë e kursimit të energjisë dhe investimit në përmirësimin e kushteve të ngrohjes në shtëpi.
Sipas të dhënave të publikuara, rreth 70 për qind e familjeve nuk janë të kënaqura me ngrohjen e shtëpive të tyre.
Ky vlerësim nxjerr në pah nevojën për ruajtur dhe përmirësuar ngrohjen.
“Kur investojmë të gjithë në efiçiencën e energjisë në shtëpitë tona, kontribuojmë drejtpërdrejt në ndërtimin e një mjedisi urban më të qëndrueshëm dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës sonë ”- thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.
Komuna u bëri thirrje qytetarëve për përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunuese në atë mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme më produktive dhe më të gjelbër.



















