Gati 2 milionë njerëz me arsimit të lartë në Gjermani ishin në rrezik të varfërisë në vitin 2025.
Kjo, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, është rreth 350 mijë më shumë se më 2022.
Rritja e numrave vjen në një kohë kur është shtuar edhe numri i personave me arsim të lartë. Në vitin 2025, rreth 21.04 milion njerëz kishin diplomë universitare, të universitetit të shkencave të aplikuara ose të akademisë profesionale, krahasuar me 19.41 milion në vitin 2022, raporton DPA, përcjellë Kosovapress.
Shifrat sugjerojnë se, edhe pse më shumë njerëz kanë marrë kualifikime të avancuara, jo të gjithë kanë arritur të sigurojnë vende pune të paguara mirë. Të dhënat e Agjencisë Federale të Punësimit tregojnë se shkalla e papunësisë te personat me arsim akademik u rrit në 3.3% në vitin 2025, nga 2.2% që ishte më 2022.
Megjithatë, rreziku i varfërisë mbetet dukshëm më i lartë te personat me nivele më të ulëta arsimimi. Nga 14.34 milionë njerëz me arsim të ulët në Gjermani, afro 4.14 milion ishin në rrezik varfërie më 2025, bënë të ditur nga Zyra e Statistikave. Edhe për personat me kualifikime të nivelit të mesëm u tha se përballen me rrezik më të lartë varfërie sesa të diplomuarit.
Sipas përkufizimit zyrtar, çdo person që fiton më pak se 60% të të ardhurës mesatare në Gjermani, konsiderohet në rrezik varfërie. Në vitin 2025, ky prag ishte 1,446 euro (1,700 dollarë) në muaj për një person të vetëm.



















