Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime nga ana e kabinetit qeveritar.
Fillmisht në fillim të mbledhjes së Qeverisë është themeluar Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë përbërje:
• Z. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, kryesues;
• Z. Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bashkëkryesues;
• Z. Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar;
• Znj. Saranda Bugujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, anëtare;
• Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
• Z. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
• Z. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe
• Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar.
Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe nga: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës;
Po ashtu në këtë mbledhje janë miratuar edhe disa vendime tjera:
- Miratuar Rregulloren për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të Ministrive që përcakton në mënyrë të detajuar fushat e përgjegjësisë të secilës ministri, duke përfshirë kompetencat për hartimin dhe zbatimin e politikave publike, përgatitjen e legjislacionit dhe koordinimin ndërinstitucional;
- Miratuar Programin e Projektligjeve për vitet 2026-2028;
- Miratuar Programin e Vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike;
- Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor. Përmes kësaj marrëveshje, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

















