Shpallet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK, këto janë kriteret

E publikuar: 20/02/2026 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në total pritet të rekrutohen 320 ushtarë. Afati për aplikim do të jetë nga data 2 deri më 27 mars.

Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kritere shtesë: Gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore si dhe përkushtim për të shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Aplikimi bëhet përmes: https://rekrutimi.fsk-ks.org”, thuhet në njoftim.