Një 31-vjeçar i aksidentuar është dërguar pa shenja jete sonte në Spitalin e Mitrovicës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, i cili tha se përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, i riu nuk ka mbijetuar.
“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”, tha Fazliu.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti, ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi sonte në fshatin Kutlloc të kësaj komune.
Zaiti tha se si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur një person i moshës rreth 31 vjeçar.
“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Zaiti.

















