Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i pari që ka nisur fjalën përfundimtare në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ka theksuar se është vetëm një e vërtetë, dhe se është i pafajshëm për akuzat me të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuara është duke e akuzuar.
Thaci tha se nuk është pishman që luftoi për lirinë e vendit, dhe nuk mund të qëndronte indiferent ndaj masakrave që regjimi i Sllobodan Millosheviqit po bënte në Kosovë.
““Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Tw nderuar gjyqtarw Prokuroria, qëllimi ishte marrja e ushtrimit të kontrollit të Kosovës; kjo jo vetëm që është e pavërtetë dhe tejet absurde, por është thellësisht edhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të pafajshme të vrara gjatë masakrave. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATO-s dhe aleancës perëndimore, me të cilën unë bashkëpunova ngushtë”, tha ai.
Ai ka në dispozicion 20 minuta.

















