Mbrojtja e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli edhe sot kërkoi që klienti i tyre të shpallet i pafajshëm.
Avokati Dixon tha se nuk ka asnjë provë në argumentet e Prokurorisë Speciale.
“Nuk ka asnjë provë në argumentet e ZPS-së dhe ky trup gjykues të bashkohet rreth së vërtetës lidhur me pafajësinë e Veselit”, tha ai.
Avokati i Veselit, ripërsëriti se pretendimet e Prokurorisë ndaj klientit të tij janë të bazuara në thashetheme e të pavërteta.
“Pretendimet në thelb janë të bazuara në thashetheme, janë të pavërtetuara, të pabaza dhe ajo që mbetet janë thjesht thërrime thashethemesh. Në tërë këtë univers provash janë argumentet për veprimtari të Veselit. ZPS-ja nuk na ka treguar asnjë udhërrëfyes, ua lënë juve gjykatës që të mund ta hartoni një të tillë. Sipas mendimit tonë, ky është dembellëk dhe tregon përbuzje për themelin e kësaj gjykate, e cila nuk është krijuar për të dënuar për hir të dënimit dhe kjo nuk bëhet, sepse tregon një model reklamimi”, tha ai.
















