Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nis seanca e fundit e parashtrimit të deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, të cilit po mbahen nga paraburgim nga nëntori i viti 2020.
Në nisje të kësaj seanca trupi gjykues njoftoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi se pas pushimit të drekës do të deklarohen duke thënë fjalën e tyre përfundimtare.
Ndërsa, katërshja e UÇK-së seancën e sotme po e përcjellin nga salla e gjykatës në Hagë.
Aktualisht në Speciale është duke i paraqitur kundërpërgjigjet e tij mbrojtësi i viktimave, Simon Laws u mor me pretendimet e mbrojtjes së Selimit të cilët thanë se nuk është vërtetuar asnjë lidhje mes krimit dhe Rexhep Selimit.
Për këtë, Laws tha se nuk është puna e mbrojtjes së viktimave të vërtetoj akuza, pasi kjo siç u shpreh ai është punë e prokurorisë.
“pretendimi është se nuk kemi vërtetuar lidhjet midis krimeve dhe Selimit. Përgjigja jonë përmban dy aspekte se nuk ka kriter apo kusht ligjor për neve që të vërtetojnë ekzistencën apo lidhjen midis krimeve dhe Selimit apo të akuzuarve të tjerë jo në këtë fazë, as në ndonjë fazë të këtij procesi. Sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë asnjë gjë të tillë, konkretisht të vërtetojmë një lidhje midis krimeve dhhe Selimit. Ajo që kemi bërë është që kemi paraqitur informacione dhe prova lidhur me dëmin që kanë pësuar viktimat dhe kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat kundër Selimit, kjo është punë e Prokurorisë”, tha ai.
Aktualisht në gjykatoren e Hagë po dëgjohet fjala përmbyllëse e ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi .
Më 9 shkurt të këtij në Dhomat e Specializuara ka nisur paraqitja e fjalës përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.
Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.



















