Ali Ahmeti i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”, pritet nga Nasim Haradinaj

E publikuar: 17/02/2026 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbërritur në Prishtinë dhe po merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, për të kërkuar drejtësi në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje të ngrohtë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë marsh pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë njerëz.