Edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj vjen në Kosovë

E publikuar: 16/02/2026 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë veç Kryeministrit të Shqipërisë, do të qëndroj edhe Presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Policia kanë njoftuar se do të ofrojnë sigurinë deri në kthimin e tij.

“Me datë 16 dhe 17 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes më datë 16 shkurt në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim më datë 17 shkurt në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”