Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Rama po qëndron sot në Kosovë në një vizitë zyrtare.
Paraprakisht nuk ka pasur njoftim për mediat lidhur me orën e takimit Osmani- Rama, ndërkohë që për takimin me kryeministrin Albin Kurti, mediat do të lejohen të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ky takim është paraparë të mbahet në ora 15:00.
Rama pritet të parrë pjesë edhe në promovimin e librit “Kur heshtja flet” – e vërteta e shprehur nga Haga, të autorit Ahmet Shala.

















