Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas njoftimit të gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Edina Avdiut, e cila bëri të ditur se s’iu është vazhduar kontrata pa ndonjë njoftim paraprak.
Bajrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Avdiu u largua nga RTK’ja pas tri vitesh vetëm pse refuzoi të bëhej zëdhënëse e propagandës së pushtetit, shkruan Insajderi.
“Po, Kurti jep shtesa për lehona, por nuk i mirëkupton gratë që nuk pajtohen me të, që i bëjnë pyetje të vështira e kërkojnë argumente në vend të propagandës”, ka deklaruar ajo.
“Edina Avdiu, në muajin e 5-të të shtatzënisë, largohet nga RTK-ja sepse refuzoi të lexojë tekstet e hartuara në kuzhinën e LVV-së. Kurti dhe LVV e duan Edinën jo si gazetare, por si amvise që jeton me social”, ka thënë Bajrami.



















