Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, njofton se ka zhvilluar takim me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Hoxhaj njofton se me Kallas biseduan për të ardhmen evropiane të Kosovës “për domosdoshmërinë që vendi ynë të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe për faktin se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje politike, por projekt strategjik për vetë Evropën”, shkruan Hoxhaj.
“Integrimi i rajonit tonë është përmbyllja natyrore e projektit evropian”, është shprehur ai.
Postimi i plotë:


















