Oraret e autobusëve nga komunat për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

E publikuar: 15/02/2026 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Liria ka Emër”, njofton oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga komunat e Kosovës për pjesëmarrje në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Platforma “Liria ka Emër” thekson se ka koordinuar organizimin e transportit në bashkëpunim me përfaqësues lokalë, me qëllim që çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në marsh të ketë mundësi të sigurt dhe të organizuar për të udhëtuar drejt kryeqytetit.

Qytetarët ftohen që të jenë në vendin e nisjes së paku 15 minuta para orarit të caktuar.