Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite rreth orës 18:40 në rrugën “Mbretresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ” Mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, ka thënë Rugova.


















