Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

E publikuar: 14/02/2026 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Kosovës në Washington DC ka njoftuar se tashmë kryetarja e kryeqendrës së SHBA-së, Muriel Bowser, ka vendosur që ta shpall 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kososvës, si datë zyrtare në Washington DCvendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.

Ambasada e Kosovës atje e ka falendëruar përmes një reagimi në “X”.

“Faleminderit kryetarja Bowser që njohët zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Uashington, D.C.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.