Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

E publikuar: 14/02/2026 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë rikthyer në vëmendje debatin për reformimin, konsolidimin dhe lidershipin brenda subjekteve politike. Zyrtarë të këtyre partive paralajmërojnë një fazë të re rikonfigurimi, mirëpo analistë politikë kërkojnë që zgjedhjet e brendshme në këto parti të jenë përmbajtjesore dhe jo sa për sy e faqe.

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë për KosovaPress, se zgjedhjet e brendshme përfshijnë strukturën nga nëndegët deri te zgjedhja e kryetarit, duke synuar “rifreskimin” dhe konsolidimin e partisë.

Ai thotë se po presin që edhe procesi në Hagë të përfundojë në fund të muajit prill dhe ish-krerët e UÇK-së, të kthehen fitimtarë në Kosovë. Pastaj, sipas tij, edhe proceset e brendshme të PDK-së do të jenë më të lehta.
“Ky proces i brendshëm zgjedhor i PDK-së është një proces gjithëpërfshirës që përfshin tërë strukturën tonë nga nëndegët dhe pastaj te zgjedhja e kryetarit të PDK-së. Sigurisht se ka nevojë për rifreskim edhe për të arritur konsolidimin e duhur të PDK-së. Po shpresoj shumë që procesi në Hagë të përfundojë në fund të muajit prill dhe çlirimtarët tanë të kthehen fitimtarë në Kosovë. Pastaj të gjitha proceset e brendshme të PDK-së do të jenë edhe më të lehta dhe në dobi të interesit qytetar të Republikës së Kosovës… Përtej kësaj, sepse mandati i kryetarit është deri në zgjedhjen e Konventës së re”, deklaron ai.

Në këtë parti kandidaturën e shpalli Ardian Gjini, mirëpo nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, thotë për KosovaPress, se Haradinaj do të duhet të qëndrojë në krye të partisë.
Argumenti i Lekajt bazohet në idenë se baza votuese e AAK-së është e lidhur ngushtë me figurën e liderit dhe se çdo alternativë tjetër nuk do të prodhonte efekt elektoral më të thellë.

“Unë nuk jam i mendimit që zoti Haradinaj të mos zgjidhet prapë, sepse çfarëdo figure tjetër, nuk mendoj që mund të bëjnë ndonjë ndryshim më të thellë në elektorat, sepse elektorati jonë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është fanatik i figurës së zotit Haradinaj dhe në këtë drejtim ne do të kemi një proces, pavarësisht nëse ka të interesuar të kandidojnë për të marrë lidershipin, është kuvendi që me votën e tyre mund ta zgjedhë”, deklaron Lekaj.

E ndryshimet në dy partitë opozitare po i konsideron të domosdoshme analisti politik, Blerim Canaj.

Canaj e vendos theksin pikërisht te motivi real i këtyre proceseve. Sipas tij, thelbësore është të kuptohet nëse zgjedhjet e brendshme synojnë hapjen e partisë dhe ofrimin e kapaciteteve të reja, apo nëse shërbejnë për të konsoliduar grupime të caktuara brenda saj.

Canaj thekson se rezultati zgjedhor është matësi kryesor i suksesit të një lidershipi. Nëse një parti, sipas tij, nuk arrin të artikulojë qartë mesazhin dhe të mobilizojë energji të brendshme, atëherë çështja e ndryshimit të lidershipit bëhet legjitime.

PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka marrë 20.38 për qind të votave, ndërkaq AAK-ja 5.50 për qind. /KP/