Vuçiq njofton për pritjen që ia bëri Erdogani, ia hap Turqisë dyert për projekte e investime në Serbi

E publikuar: 12/02/2026 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se është shumë i lumtur për takimin e zhvilluar sot në Ankara me presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan.

Kreu i shtetit serb ka thënë se kanë pasur bisedë të sinqertë dhe të hapur si dy miq që e njohin njëri-tjetrin prej kohësh dhe që kanë respekt reciprok shumë të madh.

Vuçiq ka treguar se kanë biseduar për investimet turke në Serbi, për projekte të infrastrukturës në të cilat mund të marrë pjesë Turqia me kompanitë e saj dhe për shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

“Jam i kënaqur me rritjen e shkëmbimit tregtar midis vendeve tona, gjë që do të thotë shumë për Serbinë, për të cilën Turqia është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë. Do të doja të falënderoja veçanërisht Turqinë për pranimin e pjesëmarrjes në EXPO”, ka thënë Vucic.

Ai ka treguar se në këtë takim kanë biseduar edhe për nismën e Edroganit për plaftormën e paqes në Ballkan, duke thënë se është i lumtur që t’i përgjigjet secilës thirrje për të njejtën.

“Faleminderit President Edgoan që jeni gjithmonë të gatshëm të dëgjoni. Ne e respektojmë shumë udhëheqjen tuaj dhe mezi pres vizitën tuaj të shpejtë në Serbi. Nëse Turqia dhe Serbia mund të bashkëpunojnë mirë në çështje të ndryshme, jam i sigurt se do të jemi në gjendje ta ruajmë paqen në të mirë të të gjithë popujve tanë”, ka shkruar Vucic.