Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.B., për shkak të veprës penale shmangia nga sigurimi i mjeteve për jetës nga neni 245 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, i kryesuar nga gjyqtari i vetëm gjykues Shabi Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin F.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale shmangia nga sigurimi i mjeteve për jetës nga neni 245 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në
kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I pandehuri F.B., akuzohet se nga data 12 mars 2019 deri më 25 janar 2023,i është shmangur sigurimit të mjeteve të jetesës për fëmijët e tij, për të cilën është i obliguar të kujdeset në bazë të Aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
I pandehuri sipas aktgjykimit ka qenë i detyruar që t`i paguaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes A.B., për dy fëmijët e mitur mjetet për jetesë për periudhën nga data 12 mars 2019 për çdo muaj, në shumë prej njëqind e pesëdhjetë (150.00) euro për secilin fëmijë, e që në shumë të përgjithshme prej treqind (300.00) euro, derisa të ekzistojnë kushtet ligjore, ku i pandehuri i është shmangur detyrimeve duke mos i paguar shumat të cilat ka qenë i obliguar, në emër të ushqimit – alimentacionit të fëmijëve.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

















