Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar kryeministrin Albin Kurtin për marrjen edhe të një mandati qeverisë, duke u shprehur se presin vazhdimin e dialogut të lehtësua nga BE-ja.
“I shpreh urimet e mia të përzemërta Qeverisë së re të Kosovës. Pres me padurim të bashkëpunoj ngushtë me Kryeministrin Albin Kurti dhe ekipin e tij të ri të ministrave në muajt në vijim. Një Kuvend dhe Qeveri funksionale janë thelbësore që Kosova të bëjë përparim në çështjet që kanë më së shumti rëndësi për qytetarët e saj. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme ta mbështesë Kosovën teksa avancon reformat, forcon institucionet demokratike dhe punon në interes të të gjitha komuniteteve. Gjithashtu, presim vazhdimin e angazhimit të Kosovës ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe nxitjen e stabilitetit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ky është një moment mundësie dhe Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i besueshëm teksa Kosova punon për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”, ka shkruar ambasadori britanik.


















