Teksa gjyqi në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka vazhduar edhe sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar sërish.
Kreu i qeverisë shqiptare ndau në profilin e tij një pjesë të fjalëve përfundimtare të thëna nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
Në video, Luka Mishetiq thotë se Hashim Thaçi është i pafajshëm.
“Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Rama mbi videon e ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.


















