Avokati i njohur, Arianit Koci ka dal me një reagim alarmues nga Beogradi.
Koci në postimin e tij ka thënë se atje gjendet për lirimin e veteranit të UÇK-së, Mit’hat Llozhani që u arrestua së fundmi nga autoritet e Serbisë, derisa po kalonte transit.
Ai tha se ka informata që edhe ai është i rrezikuar. Tutje, ai shtoi se ka informata që Llozhani nuk është në gjendje të mirë dhe se është dërguar në një burgt me pjestarët e grupit famëkeq të Arkanit./Periskopi/
Postimi i plotë:
Jam në Beograd, për lirimin e Mit’hat Llozhanit.
Kam informata që jam edhe une i rrezikuar.
I ftoj patriotët që flasin e bëjnë hajgare në rrjete sociale – me ardhë këtu me mua. Le ta tregojnë vetën.
Nuk jam i vetmi që duhet me u kujdesë për qytetarin e Kosovës, apo jo?
Përndryshe, Mi’hati nuk është mirë.
Po më tregojnë që në burg e kanë dërgu në mesin e pjesëtarëve të grupit famëkeq të Arkanit!


















