Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se komuniteti serb në Kosovë nuk ka asgjë kundër popullit shqiptar, por do të kundërshtojë politikat që, sipas tij, synojnë largimin e serbëve nga Kosova.
Ai u ankua se një ministri iu dha një personi që “nuk përfaqëson popullin serb”, duke aluduar në Nenad Rashiqin, i emëruar në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Partia e Rashiqit fitoi vetëm një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lista Serbe nëntë.
“Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq, raporton REL.


















