Plagoset një 25 vjeçar në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

E publikuar: 11/02/2026 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

‘’Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën e “UÇK ” së, në Mitrovicen e Jugut.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor’’ ka thënë Avni Zahiti- zëdhëns i Policisë së Kosovës pë rajonin e Mitrovicës.

Më tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme.

Ndërsa, për express zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu tha se “në ora 19:48, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur një rast, 25 vjeçar me lëndime në këmbë. Aktualisht, po merr trajtim dhe terapi jashtë rrezikut për jetë”.