Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër: Ju priftë e mbara!

E publikuar: 11/02/2026 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.

Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit.

Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte. Ora nuk është caktuar ende.

Postimi i presidentes:

Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara!