Me 118 vota për është votuar raporti për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Kësaj radhe, deputetët nga radhët e partive të ish-opozitës nuk polemizuan në seancën konstituive sa i përket mandatit të disa deputetëve të LVV-së të cilët ushtrojnë edhe funksione në qeverinë në detyrë.
Pas verifikimit të mandateve radha do t’i vjen betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve.



















