Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Lindsay Lohan është fotografuara teksa mbane në dorë një kopje të Kur’anit, pas ditë së parë të saj në shërbim të komunitetit në Brooklyn, Neë York, raporton Daily Mail.
Lohan e cila ka prejardhje irlandeze dhe italiane, është rritur në frymë dhe familje të krishterë, transmeton Indeksonline.
Ajo u vërejt nga gazetarët teksa dilte nga një qendër e fëmijëve me dy orë vonesë. E gjithë kjo vjen pasi që Lohan ka kaluar një situatë të vështirë emocionale, duke i dhënë fund alkoolit dhe takimeve me meshkuj.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Lohan shpreh interesim për religjionet e tjera. Vitin e kaluar ajo ishte shprehur si shume spirituale gjatë një emisioni me Oprah Winfrey’n. /Indeksonline/