Deputeti i PD-së goditet në kokë gjatë protestës në Tiranë, bartet me urgjencë drejt Traumës

E publikuar: 10/02/2026 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është lënduar gjatë protestës anti-qeveritare, që po mbahet në Tiranë.

Sipas mediave shqiptare, Nallbati është goditur në kokë.

Me urgjencë, ai është nisur drejt Spitalit të Traumës, teksa protesta e PD-së eskaloi dukshëm.

Më herët u raportua se disa efektivë të policisë janë lënduar po ashtu, nga hedhja e gurëve dhe flakadanëve, në drejtim të Kryeministrisë.